Kalendari historik, 31 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 31 mars.

1173387
Kalendari historik, 31 mars

Çfarë ka ndodhur më 31 mars?

  • 31 mars 1727... Vdiq në Londër matematikani dhe fizikani anglez, Isaac Newton.
  • 31 mars 1855... Vdiq Charlotte Brontë, autorja e romanit “Jane Eyre”, që vazhdon të jetë një prej librave më të pëlqyer në botë. Kjo shkrimtare njihet për veprat që kanë hyrë ndër klasikët e letërsisë angleze.
  • 31 mars 1872... Lindi shkrimtarja dhe diplomatja revolucionare sovjetike, Aleksandra Kollontay. Ajo është e famshme për përpjekjet e bëra për ndryshimet rrënjësore në zakonet shoqërore dhe pozitën e gruas në Rusi.
  • 31 mars 1889... U çel kulla me famë botërore “Eifel”, e projektuar për 100-vjetorin e Revolucionit Francez
  • 31 mars 1917... Shtetet e Bashkuara të Amerikës blenë nga Danimarka për 25 milionë dollarë një pjesë të Ishujve Virgin.
  • 31 mars 1998… U shpall “Dita e Gjenocidit ndaj Azerbajxhanasve” për të shprehur masakrat e bëra kundër azerbajxhanasve nga popujt e tjerë, me në krye armenët.


Lajme të ngjashme