Kalendari historik, 30 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 mars.

1172653
Kalendari historik, 30 mars

Çfarë ka ndodhur më 30 mars?

  • 30 mars 1842... Dr. Crwford Long, në operacionin e bërë ndaj studentit të tij për heqjen e kistit që kishte në qafë, duke e vënë në gjumë pacientin me eter, kreu edhe operacionin e parë me anestezi në historinë e mjekësisë.
  • 30 mars 1856... U nënshkrua Traktati i Parisit ndërmjet Perandorisë Ruse, Perandorisë Osmane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Me këtë traktat iu dha fund Luftës së Krimesë.
  • 30 mars 1863... U themelua instituti i parë i shoqërisë civile, “Darusafaka” (Darüşşafaka) në fushën e arsimit në Turqi, që kishte si qëllim shkollimin falas me konvikt të fëmijëve jetimë. 
  • 30 mars 1867... Sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward bleu nga Perandoria Ruse për 7,2 milionë dollarë Alaskën, shtetin me sipërfaqen më të madhe dhe me dendësinë më të vogël të popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
  • 30 mars 1918... Në Baku dhe përreth saj filluan përleshjet ndërmjet forcave të Bakusë Sovjetike dhe atyre të Federatës Revolucionare Armene. Në përleshjet, që u quajtën “Ngjarjet e Marsit” u masakruan shumë civilë.
  • 30 mars 1956... Vdiq poeti, shkrimtari dhe juristi turk Mithat Cemal Kuntay.


Lajme të ngjashme