Kalendari historik, 29 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 mars.

1172630
Kalendari historik, 29 mars

Çfarë ka ndodhur më 29 mars?

  • 29 mars 1430... Ushtria e Perandorisë Osmane, që ishte vënë në udhë me urdhrin e Sulltan Murati II, pushtoi Selanikun.
  • 29 mars 1824... Lindi filozofi gjerman, Ludwig Buchner, një prej filozofëve më me zë të mendimit shkencor të materializmit në shekullin e 19-të. 
  • 29 mars 1966... Vdiq arkitekti, kontraktori, novelisti dhe shkrimtari turk, Abdullah Ziya Kozanoglu, i cili është edhe krijuesi i personazhit të romanit vizatimor, Malkoçolglu.
  • 29 mars 1956... Vdiq regjisori dhe produktori, Fuat Uzkinay. Duke filmuar shembjen e Monumentit Rus në Shën Stefan, “Uzkinay” kishte bërë edhe filmin e parë të kinematografisë turke. 
  • 29 mars 2010... 40 persona humbën jetën në sulmet vetëvrasëse në dy stacione të ndryshme të metrosë së kryeqytetit Moskë të Rusisë.


Lajme të ngjashme