Kalendari historik, 28 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 mars.

1170970
Kalendari historik, 28 mars

Çfarë ka ndodhur më 28 mars?

  • 28 mars 1930... Qeveria e Republikës së Turqisë kërkoi zyrtarisht nga vendet e jashtme që të përdorin emrat turqisht të qyteteve në Turqi.
  • 28 mars 1939... Mori fund lufta civile në Spanjë. Forcat e gjeneralit Franko më 28 mars 1939 morën kontrollin e Madridit. Në këtë mënyrë mori fund edhe lufta që vazhdonte prej vitit 1936. 
  • 28 mars 1944... Ra tërmet në Adapazari (Turqi) dhe përreth tij, i cili shkaktoi vdekjen e 2.831 personave.
  • 28 mars 1965... Në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 25 mijë njerëz marshuan për të drejtat civile të udhëhequr nga Martin Luther King.
  • 28 mars 2004... Vdiq aktori, regjisori dhe shkrimtari anglez Peter Ustinov. Ustinov është fitues i çmimeve të Akademisë, Gramit, Globit të Artë dhe Emmy.


Lajme të ngjashme