Kalendari historik, 25 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 mars.

1169784
Kalendari historik, 25 mars

Çfarë ka ndodhur më 25 mars?

25 Mars 1951 - Në Stamboll u hap sinagoga “Neve Shalom”.

25 Mars 1957 - Gjatë takimit në Romë, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu nënshkruan Traktatin e Romës për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC) dhe Komunitetit Evropian për Energjinë Atomike (EUROATOM)

25 Mars 1975 - Mbreti Faysal i Arabisë Saudite u vra në Riad nga nipi i tij me të meta mendore, Princi Faysal bin Musad.

24 Mars 1986 - Në Festivalin e 14-të të Filmit në Strasburg, filmat turq të Muammer Ozer-it “Një grusht Parajsë” dhe Ali Ozgenturkut “Bekçiu” ndanë bashkë çmimin e dytë të këtij festivali.

25 mars 2009 - Vdiq themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë së Bashkimit të Madh (TBB), Muhsin Yazicioglu si pasojë e rënies së helikopterit të marrë me qira nga partia e tij për fushatë elektorale.



Lajme të ngjashme