Kalendari historik, 21 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 mars.

1166477
Kalendari historik, 21 mars

Çfarë ka ndodhur më 21 mars?

- 21 mars 1590 – Mes Shtetit Osman dhe Shtetit Safavi (Irani i sotëm) u nënshkrua një marrëveshje e njohur si Marrëveshja e Ferhat Pashasë. Me anë të kësaj marrëveshjeje iu dha fund luftës 12-vjeçare, ndërsa Shteti Osman ka arrit të zgjerojë kufijtë në lindje.

- 21 mars 1779 – Mes Shtetit Osman dhe Rusisë u nënshkrua Marrëveshja Aynalikavak.

- 21 mars 1788 – Qyteti Nju-Orleans në Luiziana të ShBA-së digjet i tëri nga zjarri.

- 21 mars 1935 –Shah Riza Pehlevi në fjalën e tij drejtuar shoqërisë ndërkombëtare kërkoi që në vend të emrit “Persi” vendi i tij të quhet “Iran” që do të thotë “Vendi i Arianëve”. Prej shekullit të 6 p.e.s. e deri në vitin 1935, Irani njihej me emra të ndryshme si “Perandoria Persiane” e “Axhemistan”.

- 21 mars 1963 – Mbyllet burgu i famshëm Alkatraz. Prej vitit 1861 e deri më 1963 ishulli i Alkatrazit u përdor si burg.

21 mars 1973 – Vdes rapsodi i famshëm turk Asik Veysel.

Ndërkaq në po të njëjtën ditë në vitin 2009 filloi me transmetime kanali televiziv “TRT Avaz”, i cili transmeton programe me përmbajtje kulturore-informative për botën turke që jeton në hapësirë të madhe gjeografike që shtrihet prej Lindjes së Largët e deri në Ballkan.   



Lajme të ngjashme