Kalendari historik, 20 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 mars.

1166466
Kalendari historik, 20 mars

Çfarë ka ndodhur më 20 mars?

- 20 mars 1792 –Kuvendi Kombëtar i Francës miratoi dënimin me gijotinë, e cila e ka marrë emrin sipas shpikësit të saj, mjekut francezë, Joseph Ignace Guillotin. Për herë të parë gijotina u përdor më 25 prill 1792.

- 20 mars 1916 –Albert Einstein publikoi “teorinë e përgjithshme të relativitetit”, e cila solli inovacione në shkencë.

- 20 mars 1956 – Tunizia fitoi pavarësinë prej Francës. Presidenti i parë i Tunizisë së pavarur u bë Habib Burgiba.

- 20 mars 1971 – Vdes gazetari dhe shkrimtari turk, Falih Rifki Atay.

- 20 mars 1995 – Në sulmin me gaz sarin të ndërmarrë në metronë e Tokios humbën jetën 12 persona, ndërsa u plagosën 1 mijë e 300 të tjerë.

- 20 mars 1996 – Qeveria e Anglisë deklaroi se sëmundja e “Lopës së Çmendur” (Mad Cow Disease – MCD) i infekton edhe njerëzit.  



Lajme të ngjashme