Kalendari historik, 7 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 mars.

1157342
Kalendari historik, 7 mars

Çfarë ka ndodhur më 7 mars?

7 mars 1876Aleksandër Graham Belli mori patentën e shpikjes së tij, të cilën e pagëzoi me emrin “telefon”.

7 mars 1917Pllaka e parë historike e muzikës xhaz doli në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

7 mars 1969Golda Majer u bë gruaja e parë kryeministre e Izraelit dhe njëherësh e katërta në botë.

7 mars 1979 – Sonda hapësinore amerikane, “Voyager I”, zbuloi se edhe Jupiteri me Uranin kanë gjithashtu nga një unazë planetare si ajo e Saturnit. “Voyager I” e shoqëroi këtë zbulim me shumë fotografi të unazës planetare të Jupiterit.

7 mars 1979 – Turqia dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan marrëveshjen e parë të naftës ndërmjet tyre.

7 mars 1984Flamuri turkoqipriot u miratua nga Kuvendi Kombëtar i Republikës Turke të Qipros së Veriut.

7 mars 1989 – Irani njoftoi botërisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Anglinë. Marrëdhëniet e Teheranit me Perëndimin arritën nivelin minimal gjatë luftës 8-vjeçare Iran-Irak, e cila shpërtheu në vitin 1980.

7 mars 1990 – Gazetari turk, Çetin Emeç, kryeredaktor i të përditshmes “Hurriyet”, humbi jetën si pasojë e një atentati, ku mbeti i vrarë gjithashtu shoferi i tij, Ali Sinan Erxhan.

7 mars 1999 – U nda nga jeta regjisori i famshëm amerikan, Stenli Kubrik. Disa nga filmat më të rëndësishëm të tij janë: “A Clockwork Orange”, “Barry Lindon”, “Shining”, “Paths of Glory”, “2001: A Space Odyssey”, “Full Metal Jacket” dhe “Eyes Wide Shut”.



Lajme të ngjashme