Kalendari historik, 24 shkurt

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 shkurt.

1150903
Kalendari historik, 24 shkurt

Çfarë ka ndodhur më 24 shkurt?

24 shkurt 1793 – Themelohet ushtria e “Rregullit të Ri” (Nizam-i Cedit), që ishte një ushtri e re në stilin evropian. Sulltan Selimi i 3-të, i cili mori parasysh aftësinë e pamjaftueshme të trupave jeniçere dhe problemet që i shkaktonin këta shtetit, filloi punimet për krijimin e një ushtrie të re të quajtur Ushtria e Rregullit të Ri. Kjo ushtri suksesin e parë e tregoi me mundjen e francezëve në betejën e Akkas. Mirëpo pas përmbysjes së Sulltan Selimit të 3-të nga froni u shpërbë edhe kjo ushtri.   

24 shkurt 1919 – Vdes Osman Hamdi Beu, piktor, arkeolog, muzeolog dhe kryetari i parë i Bashkisë së Kadëkojit (Kadıköy) të Stambollit. Ai ka qenë themeluesi i Akademisë së Arteve të Bukura (Sanayi-i Nefise Mekteb-i Ali), e cila sot vazhdon me punë me emrin Fakulteti i Arteve të Bukura pranë Universitetit “Mimar Sinan” në Stamboll dhe i Muzeut Arkeologjik të Stambollit. Osman Hamdi Beu ka qenë shkencëtari i parë turk që filloi gërmimet e para arkeologjike shkencore në Malin Nemrut, Lagina dhe Sayda. Në mesin e veprave antike të gjetura gjatë gërmimeve në Sayda ndodhet edhe “sarkofagu i Aleksandërit”, që njihet si një prej kryeveprave të botës së arkeologjisë. Pikturat e Osman Hamdi Beut si, “Trajneri i breshkës”, “Tregtari i armëve”, janë veprat më interesante dhe më origjinale të tij. Shumica e pikturave të tij sot ekspozohen në Muzeun e Pikturës dhe Skulpturës të Stambollit dhe në muzetë e Londrës, Liverpoolit dhe Bostonit.    

24 shkurt 1942 – U fundos nga ana e rusët anija “Struma” që transportonte hebrenjtë në Palestinë. Anija ishte nisur nga porti i KostancësRumani dhe transportonte hebrenj për në Palestinë. Ajo u fundos si pasojë e një shpërthimi në Detin e Zi. Arsyeja e shpërthimit u zbulua shumë vite më vonë dhe doli në pah se shkaktarë ka qenë një silurë e lëshuar nga një nëndetëse ruse. Në këtë ngjarje humbën jetën afërsisht 800 hebrenj, vetëm njëri arriti të shpëtonte.

24 shkurt 1955 – Themelohet Pakti i Bagdadit. Ky pakt u formua nga Turqia, Iraku, Pakistani dhe Irani me qëllim të mbrojtjes nga kërcënimet ruse. Ky pakt ndryshe njihet edhe me emrin CENTO dhe vazhdoi deri në vitin 1979.

24 shkurt 1977 – Fizikani turk Prof. Dr. Feza Gyrsej (Gürsey) u pa i denjë për çmimin e Openhajmerit (Oppenheimer) dhe medaljen e Ajnshtajnit (Einstein). Çmimin e tij Profesori Gyrsej e ndau me fizikanin amerikan S. Glashou (Glashow). 

24 shkurt 1991 – Filluan operacionet tokësore të Luftës së Parë të Gjirit. Këto operacione pasuan ofensivën ajrore të forcave të koalicionit në këtë luftë që forcat aleate e filluan me arsyetim pushtimin e Kuvajtit nga ana e Irakut, e cila nisi për shkak të pushtimit të Kuvajtit nga Iraku. Operacioni u realizua nga veriu i Arabisë Saudite nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zgjati tre ditë. Rezistenca irakiane u thye dhe u vendos armëpushimi.



Lajme të ngjashme