Fillojnë testet e fluturimit me motor vendor të helikopterit
Prof. dr. Mahmut Faruk Aksit, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i Industrisë së Motorëve TUSAS (TEI), bëri një vlerësim për shtypin në lidhje me helikopterin e parë për qëllime të përgjithshme prodhim vendas “Gokbey”, në Eskisehir.

Motori kombëtar i helikopterit do të fillojë testet e fluturimit me njerëz në vitin 2023.
Prof. dr. Mahmut Faruk Aksit, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i Industrisë së Motorëve TUSAS (TEI), bëri një vlerësim për shtypin në lidhje me helikopterin e parë për qëllime të përgjithshme prodhim vendas “Gokbey”, në Eskisehir.
Aksit tha se motori TEI-TS1400, i cili do të fuqizojë helikopterin vendas për qëllime të përgjithshme “Gokbey”, është produkt i inxhinierëve dhe teknikëve turq në TEI.
Duke theksuar se motori TEI-TS1400 i është nënshtruar testeve të ndryshme, Aksit tha: "Në ditët në vijim do të kryejmë teste më sfiduese në vlera më të larta fuqie. Pas testeve do të presim lejen e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil për fluturimet me pilot. Në atë fazë do të nisë fluturimi testues me njerëz i helikopterit Gokbey”, tha ai.
Duke theksuar se motori aktualisht prodhon fuqinë maksimale të vazhdueshme për të ngritur helikopterin Aksit tha: "Ne synojmë të realizojmë fluturimin me pilot në helikopterin tonë kombëtar përpara fundit të vitit 2023".