TOGG hyri në TOP-20 markat më të mira në një panair në ShBA

Marka turke e teknologjisë globale “TOGG” është zgjedhur si një nga 20 markat më të mirat në Panairin e Elektronikës së Konsumatorit CES-2022 në Las Vegas të ShBA-së.

1769832
TOGG hyri në TOP-20 markat më të mira në një panair në ShBA

Marka globale turke e teknologjisë “Togg” është zgjedhur si një nga 20 markat më të mira në Panairin e Elektronikës së Konsumatorit CES-2022 (organizuar nga Consumer Technology Association) në Las Vegas.

Kjo u bë e ditur të premten, më 28 janar, në faqen zyrtare të “Togg” në Twitter.

"Exhibitor, organi mediatik më me ndikim e sektorit, zgjodhi ‘Togg’ si një nga 20 markat më të mira të CES-2022 nga 2.300 pjesëmarrës," thuhet në postimin e kompanisë.

“Consumer Electronics Show” (CES) është një nga panairet më të rëndësishme të tregut të elektronikës së konsumatorit dhe çdo vit hap dyert për entuziastët e biznesit dhe teknologjisë.

 


Lajme të ngjashme