Toyota ndalon prodhimin e automjeteve në 11 fabrika në Japoni

Kompania “Toyota Motors” do të ndalojë prodhimin në 11 fabrikat e saj në Japoni si rezultat i ndikimit negativ të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në sektorin e furnizimit të pjesëve të automjeteve.

1769163

Me pamundësinë për të operuar fabrika të pjesëve të këmbimit në vendet ku rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten, mungesa globale e furnizimit me çipa gjysmëpërçues po i vë prodhuesit në një pozitë të vështirë.

Kompania do të ndalojë 19 linja montimi në 11 fabrika në të gjithë Japoninë deri në shkurt.

Për shkak të mungesës së furnizimit me pjesë, kjo do të vonojë prodhimin e gjithsej 94.000 automjeteve, duke përfshirë modelet Corolla, Prius dhe Land Cruiser.

Kompania “Daihatsu Motors” e Toyota-s gjithashtu njoftoi se do të ndalojë prodhimin në disa nga fabrikat e saj gjatë kësaj kohe.

Lajme të ngjashme