Presidenti i Salvadorit viziton kompaninë turke të Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore
Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele vizitoi kompaninë turke të Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore (TUSAS).
1766617

Drejtori i Përgjithshëm i TUSAS, Temel Kotil, bëri një deklaratë për vizitën e Bukeles në llogarinë e tij në “Twitter”.
Duke u shprehur se janë krenarë që pritën Nayib Bukelen në kompleksin e tyre, Kotil tha: “Ne kemi bërë një fillim të mbarë me marrëveshjen tonë të bashkëpunimit në fushën e satelitëve, duke përcjellë se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me kapacitetet tona në fushën e aviacionit dhe hapësirës."
Nga ana tjetër, Presidenti i Salvadorit, Bukele, i cili tërheq vëmendjen me postimet e tij me humor, ka ripostuar postimin e Kotilit dhe ka shkruar: “Unë jam rrëmbyer nga Baza Hapësinore Turke, përfshijini të gjithë, përfshirë Presidentin amerikan!”