Turqi – Merret vendimi për prodhimin në seri të avionit “HURJET”

Në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes, të kryesuar nga Presidenti Erdoan, u mor vendimi për prodhimin në seri të avionëve të lehtë vendorë për stërvitje.

1762027
Turqi – Merret vendimi për prodhimin në seri të avionit “HURJET”

Në Turqi është marrë vendimi për të kaluar në prodhimin në seri të fazës së parë të avionit vendor stërvitor dhe të lehtë sulmues “HURJET”.

Komiteti Ekzekutiv i Industrisë turke së Mbrojtjes u mblodh të mërkurën nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Takimi u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe në takim u diskutuan çështjet lidhur me shtimin e sistemeve të reja në sistemet vendore dhe kombëtare që përdoret sot nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe njësitë e sigurisë. Në takim u mor vendimi për fillimin e prodhimit në seri të fazës së parë të avionit stërvitor dhe të lehtë sulmues “HÜRJET”, fluturimi i parë i të cilit është planifikuar për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, në takim u vendos për projekte të ndryshme në fushat si: platformat e ndryshme ajrore, tokësore dhe detare; sistemet e komunikimit dhe informacionit; municionet dhe raketat; llojet e ndryshme të pajisjeve, modernizimi, logjistika, siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale.

U theksua se zhvillimi në vend me kapacitete vendore të çdo lloj teknologjie në industrinë e mbrojtjes që blihet nga jashtë është absolutisht i nevojshëm për një industri mbrojtëse plotësisht të pavarur dhe se Qeveria do të vazhdojë të mbështesin sektorin e angazhuar në këtë fushë.

Në takim u shpreh vendosmëria e Turqisë për të vazhduar rrugëtimin me hapa të sigurt drejt realizmit të objektivave të saj në projektimin, zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve dhe teknologjive vendase dhe kombëtare, pavarësisht të gjitha pengesave që i vendosen asaj.



Lajme të ngjashme