Jep dorëheqjen shefi ekzekutiv i “Twitter”, Jack Dorsey

Shefi ekzekutiv (CEO) i platformës sociale “Twitter”, Jack Dorsey, dha dorëheqjen të hënën nga posti i tij.

1740613
Jep dorëheqjen shefi ekzekutiv i “Twitter”, Jack Dorsey

Jack Dorsey njoftoi përmes llogarisë së tij në “Twitter” se kishte vendosur të largohej nga puna duke theksuar se kishte dhënë dorëheqjen.

Në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të kompanisë në lidhje me vendimin e tij për t'u larguar nga puna, Dorsey shprehej me këto fjalë: “Unë besoj se është kritike për një kompani që të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbë vetë, pavarësisht ndikimit apo orientimit të themeluesit të saj.”

Kurse në deklaratën e lëshuar nga platforma “Twitter” nënvizohet se Bordi Ekzekutiv ka emëruar njëzëri kreun e teknologjisë së kompanisë, Parag Agrawal, si shef ekzekutiv dhe anëtar të Bordit Ekzekutiv.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se Dorsey do të mbetet anëtar i Bordit Ekzekutiv deri në përfundim të mandatit të tij në vitin 2022, kur dhe do të thirret mbledhja e aksionarëve.

Pas vendimit të Jack Dorsey për t'u larguar nga “Twitter”, aksionet e kompanisë në bursën e Nju-Jorkut u rritën me rreth 3%.


Fjalët Kyçe: #dorëheqje , #Jack Dorsey , #Twitter

Lajme të ngjashme