Turqia në fund të dhjetorit lëshon satelin e saj të ri “Turksat 5B”

Lëshimi i satelitit “Turksat 5B” është planifikuar për në fund të dhjetorit.

1737949
Turqia në fund të dhjetorit lëshon satelin e saj të ri “Turksat 5B”

Lëshimi i satelitit “Turksat 5B” është planifikuar për në fund të dhjetorit.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu në një deklaratë me shkrim tha se fazat e projektimit dhe prodhimit të satelitit “Turksat 5B” kanë përfunduar me sukses.

“Sipas planit aktual të projektit, në fund të dhjetorit 2021, sateliti Turksat 5B është planifikuar të lëshohet në hapësirë me një raketë të tipit Falcon 9 nga Baza e Kepit Canaveral në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, bëri të ditur ministri Karaismailoglu.

Përveç Turqisë, sateliti do të shërbejë në një gamë të gjerë zonash duke përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme, Gjirin Persik, Detin e Kuq, Mesdheun, Afrikën Veriore dhe Lindore, Nigerinë, Afrikën e Jugut dhe vendet fqinje të saj të afërta.



Lajme të ngjashme