Europoli arrestoi 150 persona në një operacion kundër “Dark Web”

Shërbimi Policor Evropian (Europol) arrestoi 150 persona në një operacion në shkallë të gjerë kundër “Dark Web”, duke sekuestruar më shumë se 26,7 milionë dollarë para të gatshme, më shumë se 230 kilogramë drogë dhe 45 armë.

1725354

Europol ka kryer një operacion në shkallë të gjerë kundër kriminelëve që veprojnë në “Dark Web”.

Si pjesë e operacionit thuhet se u arrestuan 150 persona, përfshirë 65 nga Shtetet e Bashkuara, 47 nga Gjermania, 24 nga Britania e Madhe, 4 nga Holanda, 3 nga Franca, 2 nga Zvicra dhe 1 nga Bullgaria.

Europoli njoftoi se kanë sekuestruar më shumë se 26,7 milionë dollarë, si dhe më shumë se 230 kilogramë drogë dhe 45 armë.

Europoli gjithashtu shkatërroi edhe “Dark Market”, tregun më të madh të rrjetit të errët, në janar.

“Dark Web” përdoret si një term që përshkruan pjesë të internetit që janë të paarritshme për shfletuesit e zakonshëm të internetit ose motorët e kërkimit.

Për shkak se përdoruesit mund të fshehin identitetet dhe vendndodhjet e tyre, “Dark Web” shpesh përdoret nga trafikantët e qenieve njerëzore, kartelet e drogës, abuzuesit e fëmijëve dhe ata që shesin mallra të vjedhura.

Lajme të ngjashme