Agjencia Hapësinore e Turqisë bëhet anëtare zyrtare e Federatës Ndërkombëtare Astronautike

Federata Ndërkombëtare Astronautike (IAF) njoftoi regjistrimin e anëtarësimit zyrtar të Agjencisë Hapësinore të Turqisë (TUA) në organizatën joqeveritare me seli në Paris.

1725156
Agjencia Hapësinore e Turqisë bëhet anëtare zyrtare e Federatës Ndërkombëtare Astronautike

Llogaria e TUA-s në rrjetin social “Twitter” bëri një postim në lidhje me anëtarësimin në IAF.

Në postim thuhet se në Asamblenë e Përgjithshme të IAF-së u regjistrua anëtarësimi zyrtar i TUA-s në formacionin më të madh hapësinor, i cili ka më shumë se 407 anëtarë nga 71 vende.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat tona që fjala e Turqisë të ketë peshë në studimet ndërkombëtare të kryera në fushën e hapësirës”, theksohet në deklaratën e postuar nga Agjencia Hapësinore e Turqisë në “Twitter”.



Lajme të ngjashme