Kirgizia do të blejë dronët e armatosur, "Bayraktar TB2" nga Turqia

Kreu i Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të Kirgizisë, gjenerali Kamchibek Tasiyev, deklaroi se ata porositën mjetin ajrore pa pilot të armatosur (SIHA) "Bayraktar TB2" nga Turqia.

1723415

Me pjesëmarrjen e presidentit të Kirgizisë, Sadir Caparo, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve ushtarake, të cilat bëhet e ditur se janë blerë për herë të parë për Shërbimet e Njësisë Kufitare të Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të Kirgizisë.

Në deklaratën e bërë për gazetarët pas ceremonisë, Tasiyev tha se ata kanë porositur dronët e armatosur "Bayraktar TB2" nga Turqia dhe se do t'u dorëzohen atyre në një të ardhme të afërt.

Duke vënë në dukje se SIHA-t zotërohen nga një numër i kufizuar vendesh, Tasiyev tha: "Një prej tyre është edhe vendi ynë. Personeli që do të përdorë SIHA-t është trajnuar në Turqi. Dronët e armatosur do të vijnë së shpejti në vendin tonë."

Lajme të ngjashme