Shembujt më të mirë të industrisë së mbrojtjes ekspozohen në Nusret-2021

Stërvitja e Ftesës Nusret 2021 filloi në Çanakkale më 18 tetor.

1722511
Shembujt më të mirë të industrisë së mbrojtjes ekspozohen në Nusret-2021
nusret tatbikati sergi.jpg
nusret tatbikati sergi.jpg

Hapat e suksesshme të Turqisë në industrinë e mbrojtjes u shfaqën edhe një herë.

Stërvitja e Ftesës Nusret 2021 filloi në Çanakkale më 18 tetor.

Në kuadër të stërvitjes, e cila do të përfundojë më 28 tetor, kompanitë e industrisë së mbrojtjes ekspozuan gjithashtu në Kështjellën Nara sistemet e armëve që janë në inventar dhe që pritet të hyjnë.

Në ekspozitë një prej mjeteve që tërhoqi më shumë vëmendje ishte Mjeti Detar i Armatosur pa Ekuipazh (SIDA).

SIDA së shpejti do të hyjë në inventarin e Komandës së Forcave Detare të Turqisë. Ajo do të jetë autonome dhe do të kryejë detyrën e saj pa pasur nevojë për mbështetje.

Ajo është zhvilluar me opsione të ndryshme dhe funksione të ndryshme dhe mund të bëjë luftë sipërfaqësore, luftë kundër nëndetëseve, luftën e mbrojtjes ajrore dhe të marrë kundërmasat kundër minave.

Raketa Atmaca e zhvilluar nga Roketsan konsiderohet gjithashtu një nga raketat më të mirat në mesin e llojeve të saj në botë. Raketa Atmaca mund të gjuhet në drejtim të objektivave detarë dhe tokësorë.

Raketa e drejtuar ORKA dhe sistemi DUFAS RADAR, që janë prodhuar nga Industria Elektronike Ushtarake (Aselsan) janë ndër projektet e krenarisë vendase dhe kombëtare. Me sistemin DUFAS, nëndetëset do të jenë në gjendje të bëjnë zbulime nga një distancë shumë e largët.

Raketa KUZGUN e prodhuar prej Institutit Turk të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike (TÜBİTAK) del në plan të parë si ndërrues loje dhe një municion inteligjent me kosto të përshtatshme.



Lajme të ngjashme