Radiosinjalet nga yjet e largët lajmërojnë zbulime të reja

Astronomët kanë gjetur se katër yje xhuxh të kuq që duhet të ishin të heshtur e që ndodhen 160 vite dritë nga sistemi diellor, lëshojnë radiosinjale.

1719104

Kjo do të thotë se ka ekzoplanete të tjera që nuk shfaqen rreth planetëve.

Benjamin Pope, një fizikan në Universitetin “Queensland” në Australi, deklaroi se kanë zbuluar sinjale nga 19 yje të largët xhuxh të kuq që mund të shpjegoheshin me praninë e katër planetëve.

Fushat magnetike të planetëve në sistemin diellor lëshojnë valë të fuqishme radio sepse ndërveprojnë me erërat diellore.

Sidoqoftë, radiosinjalet nga planetët jashtë sistemit diellor nuk ishin marrë ende.

Këto sinjale u zbuluan për herë të parë duke përdorur grupin me frekuencë të ulët (LOFAR), një radio teleskop me radio valë.

Radiosinjalet që tregojnë ekzistencën e planetëve të tjerë konsiderohen një zbulim vendimtar për zbulimin e planetëve në galaktikë.

Theksohet se në të ardhmen, me radio teleskopë më të fuqishëm, porta e zbulimeve të mëdha do të hapet edhe më shumë.

Lajme të ngjashme