Sistemi vendor i mbrojtjes ajrore “Hisar A” ekspozohet në Festivalin e Shkencës në Konya

Sistemi raketor i mbrojtjes ajrore me lartësi të ulët, “Hisar A”, i prodhuar me mundësi kombëtare, u ekspozua në Festivalin e Shkencës në Konya.

1716893

Ky sistem, i cili hyri në inventarin e Forcave të Armatosura Turke, mund të godasë objektivin nga një distancë prej 15 kilometrash dhe një lartësi prej 8 kilometrash.

“Hisar A” është i vendosur në një automjet të blinduar me zinxhirë. Sistemi kontrollohet nga automjeti dhe është në përputhje me kushtet e terrenit, siguron mbështetje të mbrojtjes ajrore për njësitë ushtarake.

Me radar të integruar sistemi mund të përqendrohet në avionë, helikopterë, dronë të armatosur dhe të paarmatosur në ajër, duke i goditur ato nga një distancë prej 15 kilometrash dhe në një lartësi prej 8 kilometrash me raketa.

Ky sistem u ekspozua për herë të parë në Festivalin e Shkencës në Konya. Vizitorët ndoqën me interes sistemet e ekspozuara nga Forcat e Armatosura Turke.

Festivali i Shkencës në Konya do të zgjas deri më 10 tetor.

Lajme të ngjashme