Nëndetësja amerikane përplaset me një objekt të “paidentifikuar” në rajonin e indo-paqësorit

"USS Connecticut (SSN 22) po operonte në ujërat ndërkombëtare në rajonin e indo-paqësor kur u përplas me një objekt të paidentifikuar gjatë zhytjes pasditen e 2 tetorit", njoftuan Forcat Detare të SHBA-së në një deklaratë.

1716796
Nëndetësja amerikane përplaset me një objekt të “paidentifikuar” në rajonin e indo-paqësorit

Nëndetësja amerikane "USS Connecticut" u përplas me një objekt të “paidentifikuar” gjatë zhytjes në rajonin e indo-paqësorit.

"USS Connecticut (SSN 22) po operonte në ujërat ndërkombëtare në rajonin e indo-paqësor kur u përplas me një objekt të paidentifikuar gjatë zhytjes pasditen e 2 tetorit", njoftuan Forcat Detare të SHBA-së në një deklaratë.

Nuk pati lëndime jetike gjatë përplasjes, thuhet në deklaratë, duke shtuar se nëndetësja sulmuese e klasës “Seawolf” gjithashtu nuk u dëmtua rëndë.

"Nëndetësja është në gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme. Impianti dhe fushat e shtytjes bërthamore të nëndetëses “USS Connecticut” nuk u ndikuan nga përplasja dhe janë plotësisht funksionale. Shkalla e dëmtimit të pjesës tjetër të nëndetëses po vlerësohet", thuhet në deklaratë.



Lajme të ngjashme