Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov fitues të Çmimit Nobel për Paqe

Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov janë fitues të Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2021 për "luftën e guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi".

1717000
Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov fitues të Çmimit Nobel për Paqe
Nobel Barış Ödülü_2021_Maria Ressa-Dmitry Muratov.jpg

Kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen deklaroi se Dmitry Muratov, kryeredaktori i gazetës "Novaya" në Rusi dhe filipinezja Maria Ressa u nderuan me Çmimin Nobel për Paqe për shërbimin që ata kanë dhënë për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.

"Gazetaria e bazuar në liri, pavarësi dhe të vërteta shërben kundër keqpërdorimit të fuqisë dhe siguron mbrojtje kundër gënjeshtrës dhe propagandës së luftës", tha Reiss-Andersen.

Muratov, ishte një prej themeluesve të gazetës ruse "Novaya" në vitin 1993.

Komiteti i Nobelit tha se "Gazeta 'Novaya' është gazeta më e pavarur në Rusi dhe ka një qëndrim kryesisht kritik ndaj pushtetit".

Ndërsa gazetarja dhe shkrimtarja filipino-amerikane, Maria Ressa është bashkëthemeluese e portalit të lajmeve "Rappler" me qendër në Filipine dhe kryen detyrën si drejtore ekzekutive e portalit.

 


Lajme të ngjashme