Benjamin List dhe David W. C. MacMillan shpallen fitues të Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2021

Gjermani Benjamin List dhe skocezo-amerikani David W. C. MacMillan u shpallët të mërkurën fitues të Çmimit Nobel në Kimi të vitit 2021 “për zhvillimin e organokatalizës asimetrike”, e cila ndihmon në ndërtimin e molekulave.

1715860
Benjamin List dhe David W. C. MacMillan shpallen fitues të Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2021
nobel kimya ödülü'nü list ve macmillan kazandı 02.jpeg

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi se kimistët Benjamin List dhe David W. C. MacMillan, duke punuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kishin zhvilluar një lloj të ri katalizatori për të përshpejtuar reaksionet kimike të quajtura organokatalizë asimetrike.

Sipas akademisë, katalizatorë të tillë janë thelbësorë në ndërtimin molekular.

“Ky koncept i katalizës është sa i thjeshtë aq edhe gjenial, dhe fakti është se shumë njerëz kanë pyetur veten pse nuk e kishim menduar më parë”, deklaroi kryetari i Komitetit të Nobel për Kimi, Johan Aqvist, duke shtuar se ky mjet i zhvilluar nga dy shkencëtarët në fjalë ka një ndikim të madh në kërkimet farmaceutike dhe e bën kiminë më “miqësore me mjedisin”.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna për zhvillimin e metodës “CRISPR-Cas9” për redaktimin e gjenomit.

Ndërsa në vitin 2015, Çmimin Nobel në Kimi e fitoi shkencëtari turk, Aziz Sancar. Ai u bë kështu nobelisti i parë turk.

Çmimi Nobel në Kimi u jepet çdo vit që prej 1901-shit njerëzve që japin kontribute të rëndësishme për njerëzimin në fushën e kimisë.



Lajme të ngjashme