Facebook: Të dhënat e përdoruesve janë të sigurta

Ndërprerja e qasjes në rrjetin social Facebook dhe platformat e saj WhatsApp dhe Instagram, që zgjati për rreth gjashtë orë, u shkaktua nga një konfigurim i gabuar dhe nuk ka prova që të dhënat e përdoruesve janë vjedhur, ka thënë një zyrtar i kompanisë.

1714732
Facebook: Të dhënat e përdoruesve janë të sigurta
sosyal medya.jpg

Santosh Janardhan, drejtori i infrastrukturës në Facebook, tha në një deklaratë publikuar në faqen e internetit të kompanisë se është përcaktuar që ndërprerja është shkaktuar nga një konfigurim i gabuar.

Ai deklaroi se problemi gjithashtu i bëri të papërdorshme sistemet e përdorura në operacionet e kompanisë, duke e bërë zgjidhjen të vështirë.

"U kërkojmë falje njerëzve dhe kompanive që na besojnë në gjithë botën për ndërprerjen që ka ndodhur sot në platformat tona", shtoi Janardhan.

Kompania deklaroi se nuk ka prova që të dhënat e përdoruesve janë vjedhur gjatë këtij procesi dhe përgënjeshtroi lajmet në këtë drejtim.

Ndryshe, Facebook, WhatsApp dhe Instagram pësuan problem në qasje në gjithë botën për rreth gjashtë orë pas orës 17:40.



Lajme të ngjashme