Interes madhor i qytetarëve turq në ditën e fundit të “TEKNOFEST”

Vizitorët patën mundësinë të shikojnë produkte të tilla si sistemi i mbrojtjes ajrore të afërt, municionet e mjeteve ajrore pa pilot, obusin elektrik “Furtuna” dhe sistemet e detare të artilerisë, të cilat u shfaqën në pajisjen hologramike.

1710641
Interes madhor i qytetarëve turq në ditën e fundit të “TEKNOFEST”
Teknofest.jpg
teknofest.jpg

Qytetarët treguan interes të madh në ditën e fundit të Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë “TEKNOFEST”.

Në kuadër të festivalit që u organizua në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, skuadra e akrobacie ajrore “Yjet Turke” bëri një fluturim demonstrues.

Gjithashtu në TEKNOFEST u ekspozua “zogu robot” me pamje gjeraqine, i projektuar nga 3 studentë të rinj, i cili fitoi vendin e dytë në Turqi vitin e kaluar dhe të parin këtë vit në konkursin e Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK).

Projekti i nxënësve të shkollave të mesme, i cili parandalon humbjet e jetës dhe pronës në aksidentet rrugore duke veshur automjetet me një aliazh të quajtur nitinol, zuri vendin e tij në TEKNOFEST.

Vëmendje të madhe në këtë organizim tërhoqën po ashtu mjeti amfib i armatosur 8x8 “Algan” në stendën e Korporatës së Industrisë Mekanike dhe Kimike të Turqisë (MKE), pajisja simuluese “E-ZMA” dhe garat me makina të neurokontrolluara.

Vizitorët patën mundësinë të shikojnë produkte të tilla si sistemi i mbrojtjes ajrore të afërt, municionet e mjeteve ajrore pa pilot, obusin elektrik “Furtuna” dhe sistemet e detare të artilerisë, të cilat u shfaqën në pajisjen hologramike.

Ndërkaq, TEKNOFEST-i u vizitua edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu.

Sipas tij, fakti që TEKNOFEST-i krijon një tërheqje serioze në çdo pjesë të Turqisë i bën ditët e festivalit shumë më të rëndësishme.

“Presidenti ynë i nderuar, Recep Tayyip Erdogan, dha një lajm të mirë këtu: (organizimi) do të marrë përmasa ndërkombëtare dhe ky është një burim krenarie për ne”, u shpreh ministri Soylu në fjalën e rastit.



Lajme të ngjashme