Oktay: Sot ekziston një Turqi që zhvillon koncepte të reja në industrinë e mbrojtjes

Oktaj vizitoi Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST) që zhvillohet në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

1709790
Oktay: Sot ekziston një Turqi që zhvillon koncepte të reja në industrinë e mbrojtjes
fuat oktay teknofest.jpg
fuat oktay teknofest.jpg
fuat oktay teknofest.jpg

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay gjatë vizitës në aktivitetin më të madh të teknologjisë në Turqi, Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST), tha: “Tani ekziston një Turqi, që zhvillon koncepte të reja duke shkatërruar të gjitha konceptet, të gjitha paradigmat në botë në fushën e industrisë së mbrojtjes.”

Oktaj vizitoi Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST) që zhvillohet në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Duke rikujtuar fjalët e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, që javën e kaluar tha: “Në horizont është parë silueta e Turqisë së madhe dhe të fuqishme”, Oktay tha: Ata që duan të shohin se çfarë është ajo siluetë do ta shohin atë shumë qartë nëse vijnë në këtë festival. Këta të rinj janë vetë silueta.”

Ndihmëspresidenti Oktay tha se tashmë ekziston një Turqi, që zhvillon koncepte të reja duke shkatërruar të gjitha konceptet, të gjitha paradigmat në botë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Gjatë vizitës në TEKNOFEST, Oktay bëri të ditur se ashtu si edhe në industrinë e mbrojtjes ata panë zhvillimin e shpejtë të teknologjisë në Turqi në fusha të ndryshme si arsimi dhe bujqësia.

Duke deklaruar se ata kanë parë të rinjtë që janë përqendruar dhe kanë besim në këto qëllime që nga shkolla fillore, Oktay tha: “Ne shohim një rini që është bërë një e vetme, një ekip dhe një zemër e vetme me më të mëdhenjtë e tyre, të cilët i kanë zhvilluar këto projekte deri më sot. Kjo është ajo që na pëlqen, ne shohim të ardhmen e Turqisë (këtu). Nga ky TEKNOFEST, ku 200 mijë konkurrentë janë aktivë në 36 sektorë të ndryshëm, do të dalin gjëra shumë më të mira për të ardhmen dhe zhvillimin e Turqisë.”

Fuat Oktay më pas doli në fotografi me konkurrentët e rinj, që marrin pjesë në TEKNOFEST, aktivitetin më të madh të teknologjisë në Turqi, Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë që zhvillohet në aeroportin “Ataturk” në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 26 shtator.

 


Lajme të ngjashme