Hapet vrima e parë në sipërfaqen e Marsit

Roboti “Perseverance”, që NASA ka dërguar në Mars, gjatë misionit të tij 6-mujor ka arritur të shpojë për herë të parë sipërfaqen e planetit.

1678632
Hapet vrima e parë në sipërfaqen e Marsit

Roboti “Perseverance”, që Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Kozmike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA) ka dërguar në Mars, gjatë misionit të tij 6-mujor ka arritur të shpojë për herë të parë sipërfaqen e planetit.

Sonda e zbulimit, roboti “Perseverance” vazhdon të mbledhë kampionë nga vrima që ka hapur. Gjeologu me 6 këmbë (roboti) që ka prodhuar njerëzimi do të mbledhë kampionë të tillë për 11 ditë me radhë dhe përmbajtjen e kampionëve do t’i analizojë në çast dhe do t’i dërgojë rezultat në rruzullin tonë tokësor.

Por për t’u bërë një analizë të plotë kampionëve duhet pritur një kohë e gjatë, pasi kampionët mund të sillen në tokë në misionet e tjera që do të realizohen në hapësirë në vitet e ardhshme.



Lajme të ngjashme