Kina nisi ekspeditën e parë me njerëz në stacionin e saj hapësinor “Tienh”

Kina ka nisur ekspeditën e saj të parë me njerëz në stacionin hapësinor që ka filluar të ndërtojë në orbitën e Tokës.

1659851
Kina nisi ekspeditën e parë me njerëz në stacionin e saj hapësinor “Tienh”

Kina ka nisur ekspeditën e saj të parë me njerëz në stacionin hapësinor që ka filluar të ndërtojë në orbitën e Tokës.

Tre astronautë kinezë u dërguan në orbitën në bordin e një rakete të quajtur “Shenzhou-12”.

Pas përfundimit të suksesshëm të fazave të para të lëshimit, raketa do të vendoset në orbitë, ndërsa hapi tjetër do të jetë ankorimi i anijes me modulin kryesor të stacionit hapësinor të dërguar më parë.

Është planifikuar që astronautët të qëndrojnë në stacionin “Tienh” (Harmonia Qiellore) për 3 muaj për të kryer studime dhe eksperimente të ndryshme për dy modulet laboratorike të planifikuar të transportohen vitin e ardhshëm, të testojnë pajisjet dhe të përgatiten për zgjerimin e stacionit.

Kina po punon për të ndërtuar stacionin e saj hapësinor deri në vitin 2022, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndalojnë bashkëpunimin në eksplorimin e hapësirës dhe bllokojnë pjesëmarrjen e saj në programin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Kur stacioni, i quajtur “Tienh” (Harmonia Qiellore), i përbërë nga një modul thelbësor, dy module laboratorike dhe një teleskop hapësinor, kur të përfundojë do të jetë i të njëjtës madhësi me Stacionin Hapësinor më aktiv të Rusisë “Mir”.

Raketa që mbante modulin kryesor të stacionit u lëshua në 29 prill dhe raketa e dytë që mbante anijen e ngarkesës u lëshua në 29 maj.

Është planifikuar që ndërtimi i stacionit që do të bëhet me anë të 4 fluturimeve me njerëz dhe 4 fluturimeve me mallra të përfundojë në 2022.



Lajme të ngjashme