Rusia gjobit platformat “Facebook dhe “Telegram” me një shumë totale mbi 375 mijë dollarë

Një gjykatë në Moskë gjobiti të enjten platformën e medias sociale “Facebook” me 17 milionë rubla (mbi 236 mijë e 500 dollarë) dhe aplikacionin e mesazheve “Telegram” me 10 milion rubla (mbi 139 mijë dollarë).

1655676
Rusia gjobit platformat “Facebook dhe “Telegram” me një shumë totale mbi 375 mijë dollarë

Në një seancë dëgjimore në Moskë, gjykata e qytetit Tagansky i dha të drejtë Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimit, Teknologjisë së Informacionit dhe Masmedias (Roskomnadzor) për të gjobitur “Facebook” dhe “Telegram”, pasi vendosi që kompanitë në fjalë nuk respektojnë legjislacionin që kërkon fshirjen e përmbajtjeve të ndaluara në Rusi.

Roskomnadzor-i më parë kishte ngritur padi kundër platformave të mediave sociale si “YouTube”, “Instagram”, “TikTok” dhe “Twitter” për arsye të ngjashme.



Lajme të ngjashme