Varank: Bota nuk do të flasë për F-35, por për dronët e armatosur turq

“Kur të kemi nxjerrë në treg dronët tanë luftarakë, të jini të sigurt se bota nuk do të flasë për F-35, por për dronët e armatosur të zhvilluar nga Turqia”,- u shpreh ministri Mustafa Varank në një aktivitet mbajtur të mërkurën në Ankara.

1654913
Varank: Bota nuk do të flasë për F-35, por për dronët e armatosur turq

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank iu drejtua me një fjalim ceremonisë së hapjes së Panairit të Efikasitetit dhe Teknologjisë, që zhvillohet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara me pjesëmarrjen edhe të ndihmëspresidentit, Fuat Oktay.

"Me një rritje prej 7 për qind në tremujorin e parë të vitit, Turqia ka qenë një nga vendet që u rrit më shumë midis vendeve të G2-s0," tha Varank, i cili shtoi se industria e prodhimit ka qenë kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike.

Ministri specifikoi se "ne kemi dhënë një impuls në çdo fushë për t'u bërë një vend kryesor në teknologjitë e përparuara".

“Dronët e armatosur turq të zhvilluar nga inxhinierët turq po numërojnë ditët për të fluturuar në qiejt evropianë. Sot, bota po flet për teknologjitë e sofistikuara të automjeteve ajrore pa pilot të Turqisë (UAV), nënvizoi ministri.

Varank tha se vazhdimisht po i bëhen pyetje në lidhje me pikëpamjet e tij mbi programin e avionëve luftarakë “F-35 Fighter”.

“F-35 është një avion me të vërtetë i suksesshëm, por ne po zhvillojmë ekuivalentin e tij përmes projektit të Avionit Kombëtar Luftarak. Por përtej kësaj, Turqia është një nga vendet e pakta që investon në teknologjinë luftarake të dronëve. Kur të kemi nxjerrë në treg dronët tanë luftarakë, të jini të sigurt se bota nuk do të flasë për F-35, por për dronët e armatosur të zhvilluar nga Turqia”,- u shpreh Varank.

 


Lajme të ngjashme