Trendi vazhdon, këtë herë dronët luftarakë turq lëvdohen nga mediat gjermane dhe greke

E përditshmja gjermane “Die Welt” dhe shtypi grek tërhoqën vëmendjen mbi arritjet e mjeteve ajrore luftarake pa pilot të Turqisë duke vazhduar trendin e kohëve të fundit në këtë drejtim.

1653901
Trendi vazhdon, këtë herë dronët luftarakë turq lëvdohen nga mediat gjermane dhe greke
SİHA_Karabağ.jpg
Milli TİHA Akıncı.jpg

Gazeta “Die Welt” u fokusua tek dronët e armatosur turq përmes një artikulli të titulluar “Si po bëhen trend në eksporte dronët luftarakë efektivë turq?”.

Në këtë artikull u theksua se Polonia, një anëtare e NATO-s, ka porositur 24 mjete ajrore luftarake pa pilot të prodhuar nga Turqia.

Pasi vuri në pah se dronët luftarakë turq janë të pajisur me teknologji të lartë, ditorja gjermane komentoi se “Turqia po zë vendin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit”.

“Die Welt” nënvizoi edhe se çdo ditë e më shumë vende duan të blejnë “Bayraktar TB2”.

Shtypi grek gjithashtu potencoi se me “Bayraktar TB2”, ndër dronët më të mirë në kategorinë e tij, Turqia e ka vërtetuar veten në veri të Irakut, Siri dhe Karabak.

Analiza e medias greke arriti në përfundimin se Turqia është bërë më e fortë edhe në kufijtë e saj.

Një portal informativ në Greqi e vlerësoi suksesin e industrisë turke të mbrojtjes me anë të titullit “Pse Turqia shet kaq shumë dronë të armatosur?”.

Ky lajm potencon se mjetet ajrore luftarake pa pilot të Turqisë janë vlerësuar me pikë maksimale kudo që janë testuar dhe përdorur.



Lajme të ngjashme