Raportet e Akademisë Ruse të Shkencave hedhin poshtë pretendimet armene për ngjarjet e vitit 1915

Prof. dr. Vusale Musali deklaroi të enjten se informacionet që hedhin poshtë pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, janë përfshirë në raportet e Akademisë Ruse të Shkencave.

1635507
Raportet e Akademisë Ruse të Shkencave hedhin poshtë pretendimet armene për ngjarjet e vitit 1915

Akademikja me origjinë azerbajxhanase, lektore në Departamentin e Dialekteve dhe Letërsisë Moderne Turke pranë Fakultetit të Shkencave dhe Filologjisë së Universitetit të Kastamonusë, theksoi se dokumentet ruse kanë rëndësi madhore kundër pretendimeve armene për ngjarjet e 1915-s.

“Një ekip i formuar nga Akademia Ruse e Shkencave u dërgua në Anadollin Lindor gjatë viteve të Luftës I Botërore. Ky ekip ka marrë nga zona në fjalë shumë objekte/vepra të çmuara dhe i ka çuar në Rusi me motivin për t'i mbrojtur e konservuar ato. Vepra e lartpëmendura ruhen nën emrin «Koleksioni i Vanit» në Institutin e Dorëshkrimeve Orientale të Shën-Petërburgut”, tha ajo.

Vusale Musali tërhoqi vëmendjen se raportet përmbajnë informacione që do të hedhin poshtë pretendimet armene.

“Në raportet e Akademisë Ruse të Shkencave, ne s'pamë dot as edhe një frazë të vetme se armenët u shfarosën ose u vranë. Përkundrazi, flitet për trupat e pajetë të ushtarëve turq; shpjegohen djegia e bibliotekave dhe shpërhapja e dorëshkrimeve nëpër rrugica. Ata vetë e kanë dokumentuar këtë me duart e tyre. Çështja e trilluar e gjenocidit mohohet nga dokumentet e vetë armenëve dhe rusëve”, u shpreh akademikja.



Lajme të ngjashme