Në simulator Toka nuk i shpëtoi goditjes nga asteroidi

Teknologjia e fundit e pamjaftueshme për të parandaluar përplasjen shkatërruese të një asteroidi me Tokën.

1633918
Në simulator Toka nuk i shpëtoi goditjes nga asteroidi

Një grup ekspertësh nga ShBA-ja dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës morën pjesë në simulimin hipotetik që zgjati një javë nën udhëheqjen e NASA.

Në skenarin e këtij simulimi, një asteroid 35 milionë milje larg po i afrohej Tokës dhe mund ta godiste atë brenda 6 muajsh.

Ekspertët bënë të gjitha llogaritjet mbi mundësinë e përplasjes, orbitën dhe dimensionin e asteroidit.

Nëse marrim në konsideratë kohën 6-mujore, asnjë teknologji në Tokë nuk mund të parandalojë goditjen e asteroidit.

Me këtë realitet alternativ (simulim) asteroidi ra në Evropën Lindore.

Tani për tani, asnjë asteroid i njohur deri më sot nuk përbën rrezik për Tokën.

Por dy të tretat e asteroideve më të mëdhenj se 140 metra ende mbeten të pazbuluar.

Kjo është arsyeja pse NASA dhe institucionet e tjera po përpiqen të përgatiten me një alternativë për t’i bërë ballë një situate të tillë.

Shumica e asteroideve lëvizin me shpejtësi të pakapshme nga radari dhe përcaktohen me shumë vonesë.



Lajme të ngjashme