Turqi – Testohet Sistemi i Kontrollit të Zjarrit “VOLKAN-M”

Testet e Sistemit të Kontrollit të Zjarrit “VOLKAN-M”, të prodhuara nga firma ASELSAN (Industria Elektronike Ushtarake), janë bërë me tankun tip “M60TM”.

1633193

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir në postimin që ka bërë në Twitter thotë se vazhdon puna për modernizimin e tankeve tip “M60TM”, pjesë e inventarit të Forcave të Armatosura Turke, dhe për kombëtarizimin e të gjithë komponentëve.

Kështu që nga njëra anë ne zvogëlojmë varësinë e jashtme në lidhje me këtë temë, nga ana tjetër i pajisim tanket me sisteme aktuale me performancë të lartë dhe zgjatim ciklin e tyre jetësor, shkruan më tej Demir dhe shton:

“Në këtë suazë filluam testet e qitjes me tank në lëvizje për Sistemin e Kontrollit të Zjarrit ‘VOLKAN-M’, i cili është zhvilluar nga ASELSAN. Janë realizuar me sukses qitjet nga tanket në lëvizje drejt objektivave të palëvizshëm. Synojmë që deri në fund të vitit të përsosim sistemin tonë të ri të kontrollit të zjarrit me tank”.

Lajme të ngjashme