FAZ lavdëron makinën elektrike turke: Shënojeni diku emrin TOGG, së afërmi do ta shikoni gjithandej

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) shkroi të mërkurën se makina elektrike që po prodhohet nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), do të sfidojë marka si “Tesla”, “Volkswagen” dhe të gjitha rivalet e mundshme të saj.

1616813
FAZ lavdëron makinën elektrike turke: Shënojeni diku emrin TOGG, së afërmi do ta shikoni gjithandej
TOGG 02.jpg

E përditshmja gjermane bën të ditur se TOGG-ja është duke punuar fuqishëm për të prodhuar automobilin turk, me garancinë që makina e tij 100% elektrike do të përshkojë mbi 500 km rrugë me një ngarkim të vetëm, do të ngarkohet deri në 80% për 30 minuta dhe që do të ketë një çmim konkurrues.

“Makina elektrike në fjalë do të sfidojë marka si «Tesla», «Volkswagen» dhe të gjitha rivalet e mundshme të saj”, thekson FAZ.

Duke tërhequr vëmendjen se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) nuk po ndikon planet e TOGG-së, artikulli i ditores gjermane nënvizon se grupi prodhues zgjedh të përdorë termin “pajisje inteligjente” në vend të fjalës “automobil”.

“Shumica e pjesëve përbërëse të automobilit të TOGG-së do të prodhohen në Turqi. Pjesa e Turqisë në fillimet e prodhimit do të jetë 51% dhe do të rritet gradualisht më pas”, saktëson FAZ.

Andreas Mihm, autor i këtij artikulli, e mbyll shkrimin e tij me këto fjalë: “Shënojeni diku emrin TOGG, së afërmi do ta shikoni gjithandej.”



Lajme të ngjashme