Ministri Varank vizitoi fabrikën e gjigantit kinez të celularëve të mençur në Turqi “OPPO”

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank njoftoi se marka gjigante kineze e celularëve të mençur (smartphone) “OPPO”, ka filluar testimin e prodhimit në fabrikën e saj në ndërtim në Tuzla të Stambollit.

1597352
Ministri Varank vizitoi fabrikën e gjigantit kinez të celularëve të mençur në Turqi “OPPO”

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank njoftoi se marka gjigante kineze e celularëve të mençur (smartphone) “OPPO”, ka filluar testimin e prodhimit në fabrikën e saj në ndërtim në Tuzla të Stambollit.

Mustafa Varank inspektoi punimet e instalimit të fabrikës dhe provat e prodhimit në vend.

Ministri Varank gjatë vizitës u shoqërua nga Drejtori Ekzekutiv i kompanisë “OPPO” në Turqi Weijian Zhou, Drejtori Ekzekutiv i Fabrikës Lianbing Zhu dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun i OPPO në Turqi Deniz Erkmen.

Varank njoftoi se smartphone OPPO me etiketën "Made in Turkey" do të zënë vendin e tyre në treg shumë shpejt.

Varank deklaroi se fabrika, e cila filloi testimin e prodhimit, po numëron ditët për ceremoninë zyrtare të hapjes.

"Objektet e OPPO në Tuzla janë të parat në Turqi midis markave globale të telefonisë mobile, ku të gjitha sistemet, përfshirë kartelën amë, prodhohen në vend me sistemin CKD (konsolidimi i pjesëve në kartelën amë në fabrikë)" tha ai.

Duke theksuar se Turqia dallon nga vendet e tjera gjatë pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), ministri Varank tha: "Turqia është baza e prodhimit të Evropës në mallra të qëndrueshëm të konsumit të tilla si automobila, pajisje elektrike shtëpiake dhe mobile. Investitorët ndërkombëtarë, të cilët investuan në Turqi si në drejtim të cilësisë së prodhimit dhe në realizimin e angazhimeve të tyre në kohë, kanë përfituar gjithmonë nga këto besime. Ne pamë shembullin më konkret të kësaj gjatë procesit të pandemisë. Shumë kompani ndërkombëtare kanë rritur prodhimin e tyre në Turqi ndërsa kanë shkurtuar prodhimin në vendet e tjera."

Ministri Varank gjithashtu i bëri një vlerësim vizitës në llogarinë e tij në mediat sociale.

"Interesi i markave globale në vendin tonë po rritet dita ditës. Prodhuesi i telefonave celularë të mençur OPPO ka filluar prodhimin provë në fabrikën e tij në Turqi, të cilën e themeloi me sistemin CKD. Mirësevini! @ OPPOmobileTR", shkruan ministri Varank në postimin e tij.

 


Lajme të ngjashme