Sistemi turk i mbrojtjes kundërajrore “Sungur” godet në shenjë
Me qitjet e suksesshme ndaj objektivave në distancë maksimale dhe në lëvizje në lartësi “SUNGUR” ka konsoliduar rolin e tij në mbrojtjen ajrore të shtresuar (laminare), thotë kreu i Industrisë turke të Mbrojtjes, Ismail Demir.

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes, prof. dr. Ismail Demir ka postuar pamje nga testimi i sistemit vendor të mbrojtjes kombëtare “SUNGUR”.
Me qitjet e suksesshme ndaj objektivave në distancë maksimale dhe në lëvizje në lartësi “SUNGUR” ka konsoliduar rolin e tij në mbrojtjen ajrore të shtresuar (laminare), shkruan Demir.
Duke qenë se është portativ, Sistemi i Mbrojtjes Ajrore “SUNGUR”, i zhvilluar nga firma “ROKETSAN”, mund të integrohet lehtësisht në platformat tokësore, ajrore dhe detare.
“SUNGUR” ka aftësi të bëjë qitje edhe kur është në lëvizje; të përcaktojë, identifikojë dhe përshkruajë objektivat si ditën ashtu edhe natën; gjithashtu ka aftësi t’i ndjekë objektivat dhe bëjë qitje në 360 gradë.
Disa nga veçoritë që e nxjerrin në pah këtë sistem në kategorinë e vet janë efektiviteti ndaj elementëve ajrorë dhe kapaciteti i lartë i manovrimit, aftësia e lartë e shënjimit të objektivit dhe veçoria e kundërmasave, mbushja luftarake me titan, shënjestra që siguron gjurmimin e objektivit [duke e shfaqur në ekran] nga një distancë e gjatë.