Anija sizmike “Oruç Reis” niset për kërkime të reja në Mesdhe

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis”, e cila ishte ankoruar në Antalya për shkak të kushteve të këqija atmosferike ndërsa ka qenë duke bërë kërkime në Mesdheun Lindor, është larguar nga porti për misione të reja.

1586254
Anija sizmike “Oruç Reis” niset për kërkime të reja në Mesdhe

Pas përfundimit të shërbimit të mirëmbajtjes “Oruç Reis” ishte larguar nga porti i Antalies dhe kishte bërë kërkime sizmike në Mesdheun Lindor.

Mëngjesin e martës, 16 shkurt anija “Oruç Reis” ishte ankoruar në rad, afër portit Çayağzı të Demresë (Antalie) për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Në portin Çayağzı ishin futur gjithashtu edhe rimorkiatorët “Ataman” dhe “Cengizhan”, që e shoqëronin “Oruç Reis”-in në mision.

Anija e kërkimeve sizmike, e cila kishte ardhur në Demre për shkak të stuhisë së fuqishme në Mesdhe dhe përkeqësimit të motit, pasi priti 2 ditë në port u largua nga zona sot në mëngjes së bashku me dy rimorkiatorët që e shoqërojnë atë.



Lajme të ngjashme