Turqi – Policia dhe Forcat Tokësore pajisen me versionin e ri të helikopterit “ATAK”

Autoritetet turke njoftuan të mërkurën fillimin e dorëzimeve të versionit të quajtur “Faza-2” të helikopterit “ATAK”, një tjetër mjet ajror zbulues taktik dhe sulmues i zhvilluar nga industria turke e mbrojtjes.

1585635
Turqi – Policia dhe Forcat Tokësore pajisen me versionin e ri të helikopterit “ATAK”

Ismail Demir, presidenti i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes (SSB), bëri me dije përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Komandës së Forcave Tokësore u kanë bërë dorëzimet e para të versionit “Faza-2” të helikopterit “ATAK”, i pajisur me paralajmërues laser dhe sisteme luftarake elektronike të tjera që rrisin shkallën e përmbajtjes kombëtare.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë do ta përdorë për herë të parë helikopterin «ATAK». Fat të mbarë”, shkroi ai në median sociale.



Lajme të ngjashme