Lëvdata për dronët prodhim turk nga Indonezia

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Indonezisë, Hadi Tjahjanto foli me lëvdata për mjetet fluturuese pa pilot prodhim turk (dronët IHA), që ishin përcaktuesit e fitores së konfliktit Azerbajxhan-Armeni.

1584782

Tjahjanto, në deklaratën e bërë në mbledhjen e Lidershipit të Ushtrisë Kombëtare të Indonezisë 2021, tha se edhe ushtria e Indonezisë duhet të fillojë të marrë seriozisht zhvillimin e IHA-ve të konceptit të luftës moderne.

Hadi Tjahjanto krahas kostos së ulët dhe përdorimit të lehtë të këtyre llojesh të pajisjesh mbrojtëse, theksoi edhe rëndësinë e aftësisë.

Duke iu referua se ata kanë nevojë për të zhvilluar koncepte operacionale për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse pa pilot dhe integrimin e ushtrisë në sistemin luftarak, Tjahjanto vuri në dukje se ata kanë nevojë për IHA me aftësi në Lartësi të Mesme dhe Qëndrim të Gjatë (në ajër) për operacione në rajone të tilla si Natuna, Poso dhe Papua.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Indonezisë, Hadi Tjahjanto nënvizoi se dronët që ata do të zotërojnë duhet të kenë inteligjencë informative, mbikëqyrje dhe aftësi të njohjes së synimeve sipas operacioneve.

Lajme të ngjashme