«Twitter» pezullon përgjithmonë llogarinë e Trump

Platforma e medias sociale «Twitter» njoftoi se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit amerikan, Donald Trump.

1560358
«Twitter» pezullon përgjithmonë llogarinë e Trump

Platforma e medias sociale «Twitter» njoftoi se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Twitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës”,- njoftoi ekipi i sigurisë së «Twitter».

Më tej, në njoftim theksohet se «Twitter» e pranon mundësinë e zyrtarëve dhe liderëve botërorë të zgjedhur nga populli që të përcjellin zërin e tyre, por në vitet e fundit, vijon njoftimi, ne kemi theksuar në mënyrë të qartë se llogaritë e liderëve nuk janë mbi rregullat tona dhe se nuk do të mund ta përdorin «Twitter» për të përhapur dhunën. Ne do të vazhdojmë të tregohemi transparentë lidhur me politikat dhe mënyrat tona të zbatimit".

Teksa «Twitter» ka mbyllur llogarinë me emër përdoruesi "realDonaldTrump" dhe në të cilën Trump është më efektiv, në anën tjetër është parë se ka qenë aktive llogaria e emërtuar "POTUS", e cila është një llogari zyrtare e hapur për presidentët amerikanë.

Pas bastisjes së Kongresit, të mërkurën «Twitter» pezulloi për 12 orë llogarinë e Trump-it dhe kishte njoftuar se llogaria e tij do të mbyllej nëse do vazhdonin postimet dhunënxitëse.

Edhe platformat e mediave sociale «Facebook» dhe «Instagram» gjithashtu kishin pezulluar llogaritë e presidentit në të dy platformat për shkak të përmbajtjeve të postimeve të tij.



Lajme të ngjashme