Zyrtari i OBSh-së përgëzon Turqinë për luftën kundër Covid-19

Drejtori i Zyrës Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, dr. Hans Kluge e ka falënderuar Turqinë për ndjekjen e rekomandimeve të OBSh-së në luftën me pandeminë.

1559773

Sipas një komunikate të shkruar të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë Fahretin Koxha (Fahrettin Koca) ka realizuar një takim online (me videokonferencë) me Drejtorin e Zyrës Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, dr. Hans Kluge.

Disa nga çështjet që u trajtuan në këtë takim ishin rastet në rritje të koronavirusit të ri (Covid-19) në rajonin e Evropës, situata aktuale në Turqi dhe punimet për prodhimin e vaksinës.

Kluge e ka falënderuar Turqinë për ndjekjen e rekomandimeve të OBSh-së në luftën me pandeminë.

"Aktivitetet dhe lidershipi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vlerësohet nga të gjitha vendet. Unë dua t'ju përgëzoj sepse keni një sistem të fuqishëm të dhënash dhe sigurimin e informacionit. Gjithashtu dua t’ju përgëzoj për punimet që bëhen në Turqi për prodhimin e vaksinës, punimet për prodhimin e testeve të diagnostikimit të shpejtë dhe për zgjerimin e përfshirjes së punime në drejtim të sekuencave të gjenomeve të virusit”,- u shpreh zyrtari i OBSh-ë në takim.

Lajme të ngjashme