Sateliti «Türksat-5A» lëshohet të premten

Sateliti i gjeneratës së 5-të të Turqisë «Türksat-5A” do të lëshohet në orën 04:26 të së premtes nga baza Cape Canaveral në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

1559234

Nisja do të bëhet e mundur me një raketë «Falcon-9» të kompanisë «Space X».

Sateliti «Türksat-5A» do të shërbejë në orbitë 31 gradë në Lindje për një periudhë 30-vjeçare dhe për këtë kohëzgjatje janë garantuar të gjitha të drejtat lidhur me frekuencën dhe orbitën.

Udhëtimi i satelitit është planifikuar të zgjasë katër muaj dhe të fillojë të funksionojë në tremujorin e dytë të vitit.

Sateliti «Türksat-5A» do të ofrojë shërbime transmetimi dhe komunikimi të të dhënave në një hapësirë gjeografike që përfshin Turqinë, Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Afrikën Qendrore e Perëndimore, Afrikën e Jugut, Egjeun dhe Detin e Zi.

Lajme të ngjashme