Mediat e shquara botërore bëjnë fjalë me lëvdata për dronët e armatosur turq

Revista “Forbes”, një nga revistat kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), përshkroi dronët e armatosur të Turqisë (SIHA) si "plumba magjikë".

1525815

Në artikullin e gazetarit David Haming theksohet se Azerbajxhani përdori disa dronë të ndryshëm kundër Armenisë, ndër të cilët dronët e armatosur turq ishin më efektiv.

Në artikull vlerësohet lartë suksesi i dronëve “Bayraktar TB-2”, ndërsa thuhet se dronët e prodhuara nga Turqia u përdorën më parë në mënyrë efektive në Siri, Irak dhe Libi.

Gjithashtu theksohet se dronët e armatosur “Bayraktar TB-2” janë më efektivë sesa dronët e prodhuara nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Më parë, revista me famë botërore “The Economist” parashikoi që dronët turq do të ishin më efektiv në frontin e Karabakut.

Nga ana tjetër, shtëpia mediatike britanike “BBC”, për dronin “TB-2” kishte thënë është "ylli i tregut të dronëve".

Suksesi i dronëve të armatosur turq shkaktoi jehonë të madhe edhe në shtypin rus dhe atë japonez.

Lajme të ngjashme