TOGG arrin në marrëveshje me kompaninë “Farasis” për bateritë e automjetit vendor

Grupi i Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) zgjodhi kompaninë "Farasis", një nga prodhuesit kryesorë të baterive Li-Ion në botë, si partneri i saj i biznesit për baterinë.

1512582
TOGG arrin në marrëveshje me kompaninë “Farasis” për bateritë e automjetit vendor

Grupi i Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) zgjodhi kompaninë "Farasis", një nga prodhuesit kryesorë të baterive Li-Ion në botë, si partneri i saj i biznesit për baterinë, e cila është një nga përbërësit më themelorë në produktin e automjetit elektrik që zhvillon.

Në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare të TOGG në Twitter thuhet: “Në përputhje me marrëveshjen që kemi bërë me Farasis, prodhuesin kryesor botëror të baterive Li-Ion, modulet dhe paketat e baterive do të prodhohen në Turqi”.

“Përveç ofrimit të furnizimit gjithëpërfshirës të baterisë, në kuadër të letrës së qëllimit që ne nënshkruam do të zgjerojë bashkëpunimin nën ombrellën e një kompanie të përbashkët për zgjidhjet e ruajtjes së energjisë së Turqisë dhe vendeve përreth”, thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se kompania e përbashkët që do të krijohet me “Farasis” pranë moduleve dhe paketave të baterisë në Turqi gjithashtu do të kontribuojë në zhvillimin e kompetencave në kiminë e baterive dhe qelizave të baterive.

Kompania “Farasis Energy Inc.”, që është paraardhësi i “Farasis Energy Ltd.” në Ganzhou të Kinës, u themelua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vitin 2002.

Ajo u përhap në Kinë dhe Evropë me bateri Li-ion, të cilat janë pioniere në dendësinë e energjisë, ndërsa ofron një portofol të gjerë të zgjidhjeve të baterive në tregje të ndryshme dhe gjeneroi klientë globalë.

 


Lajme të ngjashme