Soyuz MS-17 niset me sukses drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)

Anija kozmike Soyuz MS-17 u nis nga baza hapësinore Baikonur në Kazakistan në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

1508898
Soyuz MS-17 niset me sukses drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)

Anija kozmike Soyuz MS-17 u nis nga baza hapësinore BaikonurKazakistanStacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Momenti i nisjes u transmetua drejtpërdrejt në faqen e internetit të Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës (ROSCOSMOS).

Kapsula MS-17, e cila do të marrë kozmonautët rusë Sergej Riyikov dhe Sergey Kud-Sverchkov dhe astronauten e Agjencisë së Aviacionit dhe Hapësirës të Shteteve të Bashkuara (NASA) Kate Rubins, u dërgua me sukses në orbitën 9 minuta pasi u nis nga baza hapësinore Baikonur në orën 11:45 me kohën lokale.

Ekipi, i cili transporton 173 kilogramë ngarkesë të nevojshme për funksionimin e ISS, pritet të arrijë në stacionin hapësinor për rreth 3 orë.

Sipas deklaratës së bërë nga ROSCOSMOS, ekipi do të mbështesë kapacitetin e punës dhe pajisjen e stacionit dhe do të kryejë eksperimente, pritje të kapsulës së ngarkesave dhe shkarkim në afërsisht 6 muaj që do të jetë në stacion.

Që nga prilli në stacion kanë shërbyer kozmonautët Anatoly Ivanishin, Ivan Vagner dhe astronauti i NASA-s Christopher Cassidy.

Hulumtimi hapësinor dhe eksperimentet themelore shkencore kryhen në stacion, i cili operohet bashkërisht nga NASA, ROSCOSMOS, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), Agjencia Kanadeze e Hapësirës (CSA) dhe Agjencia Japoneze e Kërkimit Hapësinor (JAXA).

 


Lajme të ngjashme