Raketa vendore “Atmaca” kalon me sukses testin e parafundit në kushtet më të vështira

Raketa e prodhuar me mundësi vendore,“Atmaca” kaloi me sukses edhe testin e parafundit.

1499608
Raketa vendore “Atmaca” kalon me sukses testin e parafundit në kushtet më të vështira

Raketa e prodhuar me mundësi vendore,“Atmaca” kaloi me sukses edhe testin e parafundit.

Nënsekretari i Industrisë turke të Mbrojtjes, Ismail Demir së bashku me Kryetarin e Bordit Drejtues të ROKETSAN, Faruk Yigit dhe Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, Murat İkinci dha një konferencë shtypi në Ankara në lidhje me zhvillimet në industrinë e mbrojtjes dhe punimet e zhvilluara nga ROKETSAN.

“Kemi përsëri një sihariq” tha Demir duke ndarë me median zhvillimet e reja në lidhje me raketën “Atmaca”, dhe shtoi: “Raketa e prodhuar me mundësi vendore,“Atmaca” kaloi edhe një prej testeve nga fundi. Testi u realizua me shumë sukses. Ky ishte testi i parafundit, ka mbetur edhe një test për tu bërë. Do të thotë se kemi arritur në fund. Nga njëra anë presim të fillojnë prodhimi në seri”.   

“Në një kohë që në agjendë janë çështjet ‘Atdheu i Kaltër’ dhe Mesdheu Lindor, “Atmaca” do t’i shtojë fuqi, fuqisë tonë në dete”, tha Demir.

Ai tha se së fundmi do të bëhet një test i fundit për municionin, testatën luftarake.

Atmaca” për shkak se fluturon shumë afër detit nuk kapet nga radari.



Lajme të ngjashme