Turqia teston me sukses armën e re kundërajrore të kalibrit 25 mm

Forcat e Armatosura Turke po përgatitet të shtojë në inventarin e saj sistemin me armë të mbrojtjes kundërajrore të kalibrit 25 milimetra, i cili është prodhuar plotësisht me mundësi vendore dhe kombëtare.

1498062
Turqia teston me sukses armën e re kundërajrore të kalibrit 25 mm

Forcat e Armatosura Turke po përgatitet të shtojë në inventarin e saj sistemin me armë të mbrojtjes kundërajrore të kalibrit 25 milimetra, i cili është prodhuar plotësisht me mundësi vendore dhe kombëtare dhe që kaloi me sukses testet e qitjes.

Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKEK), i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, i cili intensifikon prodhimin e armëve dhe municioneve bashkëkohore paralelisht me studimet e kërkimit dhe zhvillimit, i është afruar fundit në prodhimin e një sistemi të ri të armëve.

Një armë kundërajrore e kalibrit 25 milimetra u prodhua brenda fushës së përpjekjeve për të përmirësuar efektivitetin dhe lëvizshmërinë e strategjive ushtarake duke rritur aftësitë luftarake të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Arma kundërajrore, e prodhuar tërësisht me mundësi vendore dhe kombëtare, mund të bëjë qitje me një plumb, me tre, dhjetë dhe qitje serike.

Arma që mund të përdoret në automjete të blinduara dhe në platforma armësh të telekomanduara do të jetë në gjendje të shërbejë si arma kryesore në të gjitha kushtet e motit dhe mjediset luftarake.

Sistemi i armëve 25 mm, i aftë për të qëlluar në mënyrë efektive shumë objektiva të ndryshëm, përfundoi me sukses testet e qitjes në Drejtorinë e Fabrikës së Armëve të Institutit të Makinerisë dhe Industrisë Kimike në Çankiri.

 


Lajme të ngjashme